Këto janë dënimet që mund t’i merrni pas votimit të ligjit për pandeminë, nëse nuk i respektoni masat

Aktuale

Këto janë dënimet që mund t’i merrni pas votimit të ligjit për pandeminë, nëse nuk i respektoni masat

Nga: D.RR Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë Ligjin parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Pas pesë muajsh kur është propozuar, ky ligj morri shumicën e votave nga të zgjedhurit e popullit.

Me anë të këtij ligji pritet t’i mundësohet aspekti ligjor në marrjen e vendimeve për menaxhim të pandemisë Covid 19.

E deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka paralajmëruar qytetarët se tash e tutje nëse nuk respektohen masat antiCOVID, do të shqiptohen dënime.

Për mosmbajtjen e maskës, dënimi është 35 euro, e i njëjti dënim është edhe për mosmbajtjen e distancës, përcjellë “Bota sot”.

Nëse nuk respektohet ndalimi i qarkullimit, mund të dënoheni 200 euro, ndërsa nëse nuk respektoni izolimin, dënimi arrin deri në 500 euro.

Postimi i tij i plotë:

Nga sot autoritetet shtetërore e qytetarët kanë ligjin për luftimin e Pandemisë Covid19 i cili u votua me 77 vota pro nga të gjitha partitë. Përgëzoj Kryetaren e Kuvendit znj Vjosa Osmani-Sadriu e cila ishte iniciatore dhe ka hartuar ligjin bazë , e ka vazhduar me plotesime shumë të dobishme nga të gjithë anëtarët e Komisionit për shëndetësi .Ky ligj (edhe pse pak i vonuar) rregullon anën ligjore, parandalimin, masat per mbrojtje, testimet, trajtimin, kompenzimet shtesë, por edhe gjobat per shkelësit e ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit tē Pandemisë.
#mbajmaskë se tani kushton 35€, #mbajdistancë se kushton 35€
#respektondalimqarkullimin sepse-200€
#respektoizolimin se kushton 500€

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat