Loshi: Shala e Gashi të LDK-së votuan për vlerat e luftës nga frika e hakmarrjes së PDK-së

Aktuale

Loshi: Shala e Gashi të LDK-së votuan për vlerat e luftës nga frika e hakmarrjes së PDK-së

Nga: A.Zh Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:01
Kujtim Shala dhe Arben Gashi

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Valentina Bunjaku-Rexhpi, kanë votuar Projektligjin për vlerat e UÇK-së në Kuvend.

Ata për këtë votë të tyre janë kritikuar edhe nga ish-mjeku i UÇK-së Liri Loshi, përcjell Bota sot.

Ky i fundit, i ka quajtur hipokrit Shalën e Gashin, duke thënë se ata kanë votuar nga frika e hakmarrjes së PDK-së që të mos e përkrahë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit.

Reagimi i Loshit në Facebook:

Kujtim Shala dhe Arben Gashi votojnë projektligjin për “vlerat e luftës”! Shih çfarë hipokrizie! Ky veprim i tyre më bën të jem i sigurt se këta dy deputetë e kishin sulmuar me grushte deputetin e VV-së dhe pastaj me cinizëm kanë mohuar veprimin e tyre primitiv.

Votimi i Ligjit për “vlera” ka për qëllim ta mbrojë raportin me PDK-në, respektivisht premtimin për votimin e Ligjit, për të cilin duket qartë se pas presionit publik LDK-ja ka ndryshuar qëndrimin, pra nuk do ta votojë atë.

Politika nuk është hipokrizi, por ka politikanë hipokritë, që bëjnë një veprim të kundërt me aspiratat dhe synimet e tyre, si Arben Gashi dhe Kujtim Shala. Apo e bëjnë nga frika e hakmarrjes së PDK-së që mos ta përkrahë mocionin e VV-së për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Sido që të jetë, në çdo variant, hipokrizia nuk është cilësi e intelektualit as e njeriut që ka një kod të etikës dhe moralit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat