​Abrashi: Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë në procedurë të përshpejtuar

Aktuale

​Abrashi: Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë në procedurë të përshpejtuar

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:12
Gazmend Abrashi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi po kërkon që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të jetë prioritet, dhe të kalojë në procedurë të përshpejtuar. Sipas tij, sa më shpejt duhet që t’i mundësohet Qeverisë së Kosovës implementimi i pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi gjatë shqyrtimit të këtij projektligji tha se pasojat e krizës ekonomike, do të vërehen edhe më tej në pjesën e dytë të vitit.

Abrashi: Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë me procedura të përshpejtuara

“Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19 që e kemi sot para nesh është prioritet para prioriteteve dhe duhet ta kalojmë me procedura të përshpejtuara siç është propozuar nga komisioni për Buxhet dhe Transfere. Duhet t’ia mundësojmë qeverisë fillimin e implementimit sa më të shpejtë të pakos së rimëkëmbjes ekonomike, e cila është në interes të bizneseve, të punësuarve në sektorin privat në Kosovë, fermerëve, prodhuesve vendor dhe qytetarëve të vendit që do të përfitojnë nga masat e parapara nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike COVID-19”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat