​Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga deputetët të votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale

​Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga deputetët të votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:10
KEK

Punëtorët e KEK-ut i bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, i cili mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit të trustit pensional.

Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve duke thënë se janë të vetëdijshëm që ky projektligj nuk është më i miri i mundshëm, por që sado pak sbut gjendjen e rëndë të punëtorëve të KEK-ut.

Ky është mesazhi i plotë:

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke parë gjendjen e rëndë ekonomike të gjithë qytetarëve të KOSOVËS ku bejnë pjesë edhe punëtorët e KEK-ut me pa durim presim ta votoni pakon e rimkëmbjes ekonomike ku hyn edhe 10%-shi i trustit pensional që mund t'i terhjek çdo punëtorë.

E dimë se nuk është ma i miri, e dimë se janë mjete të kursyera nga vetë ne dhe nuk është ndihmë nga Qeveria por është më se e domosdoshëme kjo tërheqje në ketë kohë të vështirë dhe të rend ekonomike.

Prandaj në emër të punëtorëve të KEK-ut ju lutem që të votoni jo për hatër, por për neve si punëtorë dhe qytetarë të Kosovës!

Nëse sot nuk kemi keto mjete në ketë kohë të vështirë, atëherë kur do të na nevojiten ma shumë se sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat