​Dështon për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

​Dështon për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:12
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Ka dështuar për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar vetëm 45 deputetë.

Sërish nuk kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Osmani: Vetëm 45 deputetë kanë marrë pjesë në votim

“Vetëm 45 deputetë kanë marrë pjesë në votim”, tha Osmani.

***

Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kështu, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala tha se ky proces është i pavlefshëm, dhe se do të votohet prapë, pas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shala: Në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë

“Në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë. Ky proces nuk është i vlefshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat