Gjithmonë me të, kush është politikani që nuk e la kurrë vetëm Vjosa Osmanin?

Aktuale

Gjithmonë me të, kush është politikani që nuk e la kurrë vetëm Vjosa Osmanin?

Nga: P.R Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:15
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani njihet si njëra ndër politikanët më sfiduese në Kosovë.

Përveç në ‘luftë’ me kundërshtarët e saj politikë në partitë tjera, Vjosa Osmani vazhdimisht ka ‘luftuar’ brenda partisë së saj, LDK-së.

Osmani shpesh herë ka dalë kundër vendimeve të partisë së saj, gjë e cila solli së fundi edhe përjashtimin e saj nga LDK-ja.

Por, një politikan nuk e ka lënë vetëm asnjëherë Vjosa Osmanin.

Është deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, njeriu i cili gjithmonë i ka dalë në krah Vjosës.

Ishte Avdyli ai i cili e propozoi për kryetare të LDK-së në njërën nga kuvendet zgjedhore, por që me aklamacion kryetar u rizgjodh Isa Mustafa. Avdyli ishte përkrah Vjosës edhe atëherë kur Vjosa doli në protestën e thirrur nga Vetëvendosje, ani pse LDK nuk e kishte përkrahur. Avdyli ishte përkrah Vjosës edhe për koalicionin me Vetëvendosjes.

Avdyli ishte përkrah Vjosës edhe kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti. Po ashtu, Avdyli ishte përkrah Vjosës dhe kundër Qeverisë Hoti, ani pse ishte kandidat i LDK-së. Edhe në ditët e sotme, Haxhi Avdyli shihet gjithmonë përkrah kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, e cila nuk e ka përjashtuar mundësinë e formimit të një partie të re në Kosovë.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat