E turpshme/Deputetët shkojnë në pushim pa e miratuar ligjin më të rëndësishëm për qytetarët

Aktuale

E turpshme/Deputetët shkojnë në pushim pa e miratuar ligjin më të rëndësishëm për qytetarët

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 21:57
Kuvendi i Kosovës

Me seancën e sontme është përfunduar sesioni pranveror i punimeve të Kuvendit dhe në këtë formë ka shkuar në pushim deri në shtator.

Të gjitha grupet parlamentare janë shprehur një zëri që të shkojnë në pushim dhe të fillojnë punimet në të hënën e dytë të shtatorit ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta.

Por, ajo që mbetet si njollë e zezë e deputetëve është se ata po shkojnë në pushim pa e votuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike që shumë qytetarë por edhe biznese të shumta e kanë pritur me padurim.

Le të mbetet në ndërgjegjen e secilit deputet, se edhe sonte ata dëshmuan se për interesa politike po shkelet me këmbët e tyre mirëqënia dhe jeta e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat