Këshilltari i Kurtit hedh dyshime mbi prapaskenat e takimit të 2 shtatorit Kosovë-Serbi në Uashington

Aktuale

Këshilltari i Kurtit hedh dyshime mbi prapaskenat e takimit të 2 shtatorit Kosovë-Serbi në Uashington

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 22:59
Arbër Zaimi

Arbër Zaimi nga VV ka hedhur dyshime në lidhje me prapaskenat e takimit të 2 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se a mund të ketë Kosova liderë, sipas tij, aq të poshtër sa ë shkojnë dhe ta vendosin vendin e vet në tepsinë elektorale.

Sipas tij, në Amerikë fushata po bëhet shumë e ndezur, dhe politika e mençur shqiptare do të ishte që Kosova, sovraniteti dhe njohjet e saj, të cilat janë arritur nga konsensusi dhe kontributi bipartizan amerikan, të mos bëhen çështje polarizimi partiak.

Postimi i plotë:

Lexoj me shqetësim se Kosova e Serbia do të takohen në 2 shtator për “negociata”.

A thua ka liderë të Kosovës aq të poshtër sa të shkojnë dhe ta vendosin vendin e vet në tepsinë elektorale?

Në Amerikë fushata po bëhet shumë e ndezur, dhe politika e mençur shqiptare do të ishte që Kosova, sovraniteti dhe njohjet e saj, të cilat janë arritur nga konsensusi dhe kontributi bipartizan amerikan, të mos bëhen çështje polarizimi partiak.

Pati këtu “gjeni” nga këta me diplloma e me ojq, që thoshin se nuk luan ndonjë rol politika e jashtme në zgjedhje e elektorat në Amerikë etj. Atëherë pse po i jepet ngut kësaj pune?

Para pak javësh u publikuan dokumentat e deklasifikuar nga koha kur Bill Clinton, para zgjedhjeve të vitit 1996 e pikërisht për të pasur një “sukses” para zgjedhjeve, u nxitua për marrëveshje “at all costs” në Bosnjë, duke i hapur rrugë serbëve fajtorë për spastrim etnik e që synonin secesion në Republikën Srpska. (Në foto një paragraf nga artikulli i The Guardian mbi këtë çështje).

A duam të lexojmë me keqardhje për Kosovën në dokumentat që do të deklasifikohen në ShBA pas 25 vitesh?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat