Kuçi: Mungesa e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

Aktuale

Kuçi: Mungesa e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:11
Blerim Kuçi 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi ka reaguar ashpër pas dështimit të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kuçi mungesën e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike e ka quajtur të turpshme.

Ai thotë se ky ligj i tejkalon partitë politike dhe është në të mirë të bizneseve e qytetarëve.

Kuçi thotë se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen dhe ligjin do të procedojnë përsëri në Kuvend ditët në vijim.

Postimi i plotë:

Mungesa e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë, edhe pse kam pasur shumë shpresë që kjo procedurë do të kryhet sot.

Dy herët e votimit nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji.

Qëllimi i këtij ligji del mbi secilin interes. Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët.

Po i bashkangjitem qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë.

Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat