Kjo është arsyeja e rrahjes brutale në mes policëve dhe qytetarëve në Ferizaj

Aktuale

Kjo është arsyeja e rrahjes brutale në mes policëve dhe qytetarëve në Ferizaj

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:54
Pamje e shkeputur nga video

Në orët e mbrëmjes në  qendrën tregtare më të frekuentuar në Ferizaj ka ndodhur një ngjarje  jo e mirë, dy qytetarë janë përleshur me policinë.

Shumë qytetarë ka qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje e  ku edhe shumë moment nga kjo ngjarje edhe janë filmuar.

Ne videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet  përleshja mes dy policëve dhe dy qytetarëve.

Nuk ka ndonjë informatë zyrtare për ngjarjen por ka shumë reagime të qytetarëve në lidhje me këtë.

Por mësohet se përleshja erdhi kur qytetarët refuzuan të japin letërnjoftimet policëve, pasi ata kishin dalur pa maska. Dëshimtarët thonë se sjellja e qytetarëve ishte banale, e madje edhe sulmi dhe fyerjet kanë filluar nga dy qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat