Alarmon Edita Tahiri: Këto dy shtete po luajnë lojëra të rrezikshme me Kosovën, të reagojnë aleatët

Aktuale

Alarmon Edita Tahiri: Këto dy shtete po luajnë lojëra të rrezikshme me Kosovën, të reagojnë aleatët

Nga: A.Zh Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:18
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, ka thënë se angazhimi dhe bashkëpunimin mes Amerikës dhe Evropës, është qenësor për Kosovën.

Ajo ka vlerësuar këtë bashkëpunim, sidomos tani në kohën kur Serbia po armatoset nga Kina dhe Rusia.

Tahiri ka kërkuar nga aleatët e Kosovës, që të ndalojnë lojërat e rrezikshme gjeopolitike të Serbisë dhe Rusisë, përcjell Bota sot.

Reagimi i Tahirit në Facebook:

Angazhimi amerikan është qenësor për Kosovën.

Bashkëpunimi amerikano-evropian për Kosovën dhe rajonin është me rëndësi gjeostrategjike në këtë kohë kur Serbia po armatoset nga Rusia dhe Kina.

Koha që partnerët tanë perëndimor t’ia prejnë rrugën lojërave të rrezikshme gjeopolitike që po luhen nga Serbia dhe Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat