​Mbi 13 mijë persona kalojnë në pikën kufitare në Vermicë

Aktuale

​Mbi 13 mijë persona kalojnë në pikën kufitare në Vermicë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:04
Ilustrim

Mëngjesi i së shtunës në pikën kufitare në Vermicë ka qenë më i ngarkuar por që nuk ka pasur pritje të gjata. Dhjetëra vetura me qytetarë të Kosovës po prisnin në këtë pikë kufitare me Shqipërisë. Dikush po merrte këtë rrugë për të kaluar disa ditë pushimi atje, e disa të tjerë për çështje pune.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, në 24 orëshin e fundit, nga territori i Kosovës kanë dal 13275 persona, kurse kanë hyrë 7702.

E numri i automjeteve të regjistruara të cilat kanë dal nga Kosova ka qenë më i madh sesa i atyre që kanë hyrë në vendin tonë.

“Të dhënat për numrin e automjeteve dhe personave që kanë hyrë dhe dal nga RKS, nëpërmes PKK Vermicë me datë 14.08.2020 janë: totali i kontrolluar i automjeteve në hyrje 3540, kurse në dalje 4231. Ndërsa, totali i kontrolluar i pasagjerëve (personave) në hyrje na qenë 7702, në dalje janë regjistruar 13275”, thuhej në shkresën e zyrës për informim të Policisë së Kosovës.

Arbënor Pajazit, i cili së bashku me familjen e tij po shkonte për pushime në bregdetin shqiptar, tha se nuk kanë pritur gjatë rruga është e hapur.

Ai tha se përkundër situatës pandemike po vazhdojnë me disa ditë pushimi, pasi që kanë gjetur një hapësirë të sigurt.

Pajaziti: Pak ditë në një vend më të sigurt në Shqipëri

“Për vikend tri-katër ditë dhe me u kthye prapa...e kemi gjetur atje një vend pak më të izoluat dhe do qëndrojmë së bashku vetëm si familje më e ngushtë... fare nuk ka pasur deri këtu shumë mirë ka qenë”, tha ai.

Rrugën drejt shtetit shqiptar mëngjesin e së shtunës e kishte marrë edhe Bashkim Murataj. Ndonëse jo për të pushuar për çështje pune Murataj thotë se nuk ka pritje në këtë pikë kufitare.

Ai thotë se është pajisur me masat parandaluese në luftën me Covid-19.

Murataj: Kolonat për në Shqipëri janë normale

“Nuk ka tepër, është normale për sezonin e verës 10 makina ka para, domethënë pesë minuta në doganë është normale kudo në botë....të gjitha i kam për sa kohë që jam në makinë të gjitha maskat alkoolin”, tha ai.

Edhe Shefki Rusi i cili po e shfrytëzonte Shqipërinë si transit për të kaluar në Malin e Zi, thotë se nuk ka pritje.

Ai shton se nuk po ndihen edhe aq të rrezikuar nga koronavirusi, derisa shton se janë pajisur me maska si masa mbrojtëse.

Rusi: Jemi duke shkuar për të punuar në Mali të Zi

“Jemi duke shkuar për të punuar në Mali të Zi... deri këtu nuk ka pasur nuk e di.. jo nuk mund ta ndalim atë nuk po shihet frymë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat