Pacolli: Arbën Xhaferi: Rilindas modern, gjurmët e tij shtriheni kudo në shqiptari

Aktuale

Pacolli: Arbën Xhaferi: Rilindas modern, gjurmët e tij shtriheni kudo në shqiptari

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:07
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka shkruar për 8 vjetorin e vdekjes, Arbën Xhaferi.

Ai ka thënë se gjurmët e aktivitetit të Arbën Xhaferi shtriheshin kudo në shqiptari dhe se ishte në gjitha ngjarjet e rëndësishme të kombit tonë, duke vazhduar se ai la kontribut edhe në politikë, në kulturë e filozofi.

Postimi i plotë:

8 vjet më parë vdiq Arben Xhaferi.

Rilindas modern, ideator i Komunuelthit kombëtar, ide të cilën unë si President dhe më pas e zhvillova modestisht në formën e Bashkimit ekonomik kombëtar.

Gjurmët e aktivitetit të vet shtriheshin kudo në shqiptari- në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri ku e donin shumë; ai ishte në gjithë ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë. Ai la shumë kontribute në politikë, në kulturë, në filozofi..

Arbeni ishte komshi i imi në Hajvali, ndërsa unë jetoja në Perëndim dhe u bë mik imi në vitet e fundit. Kaluam kohë bashkë si me Presidentin kroat Mesiç në shtëpinë time, apo në Sëiss Hotel Prishtina, ku më kujtohet një fjalia e tij e fuqishme për gjuhën standarte:”

Behgjet, gjuha është monumenti i vetëm i bashkimit kombëtar!

Nëse nuk është gjuha, çfarë ka mbetur tjetër?”

Ishte Autoritet moral i kombit.

E nderova në vdekjen e tij 8 vjet më parë ku ishin të gjithë, shqiptarë e maqedonas: ceremonia e varrimit të tij nëse do bëhej shtetërore si e kërkuan mund të ishte bërë rast i madh pajtimi midis etnive më të mëdha!

Nderim i përjetshëm për një burrë të rrallë, për Filozofin Mbret, për Njeriun modest që kurrë nuk shau askend! Ai ishte mbi të gjithë, edhe mbi aristokratët e kuq snobë që në vitet e fundit, por dhe sot, donin dhe duan t’i përvetsojnë kujtimin dhe emrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat