Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Ferizajt, konkretisht tek qendra tregtare “Village”.
Përleshja nisi pasi zyrtarët policor kërkuan nga dy qytetarë vendosjen e maskave dhe dokumentet e identifikimit.
Përpos që nuk përfillën udhërat e policëve, ata edhe u përleshën fizikisht me ta.
Media ka siguruar pamje të reja, ku shihet se si njëri prej tyre i vendos dorën në fyt njëri prej policëve.
Pamje pa koment.
“Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gadishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore. Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”, thuhet në përgjigjjen e PK-së.