KFOR ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

Aktuale

KFOR ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 15:41
Punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

KFOR i ka ndaluar punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën pranë Manastirit të Deçanit.

Mësohet se punimet në këtë rrugë janë ndërprerë sot gjatë ditës, por ende nuk dihet arsyeja për këtë gjë.

Kujtojmë se sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët e paligjshme që po kryhen në rrugë.

Ai ka theksuar se në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do të kërkojë nga përfaqësuesit nga Prishtina që t’i ndërpresin urgjentisht punimet në zonën e mbrojtur të manastirit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat