Dyshime për shifrat e publikuara nga IKSHPK për Covid-19, Mehmeti: Kjo është prapavija

Aktuale

Dyshime për shifrat e publikuara nga IKSHPK për Covid-19, Mehmeti: Kjo është prapavija

Nga: A.Zh Më: 15 gusht 2020 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Po vazhdon të bie numri i të prekurve me Koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 145 raste të reja të infeksionit, ndërsa kanë vdekur 9 persona.

Por, në rënien e numrit të të infektuarve, po dyshon analisti politik Faton Mehmeti. Ai ka thënë se shifrat e fundit që po publikohen nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, po bëhen me prapavijë politike.

Sipas tij, kjo po bëhet për t’ia dhënë qeverisë të drejtën për hapjen e shkollave, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Dyshoj shumë në shifrat e fundit që po publikohen nga IKSHPK.

Publikimi i rënies së numrit të të prekurve me Covid-19, besoj se bëhet me prapavijë politike, për t'i dhënë qeverisë " të drejtë" në hapjen e shkollave.

S'ka mundësi të ketë rënie, përderisa janë shtuar testimet edhe në ordinanca private.

Kosova, vendi ku edhe me vdekjen bëhet politikë.

Image
Reagimi i Mehmetit në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat