Ministria e Shëndetësisë publikon raportin 6-ditor të COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin 6-ditor të COVID-19 në Kosovë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Kosova që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka shënuar gjithsej 11 mijë e 275 raste me koronavirus, prej tyre 390 nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar një fotografi rreth testimeve, rasteve pozitive, të shëruarve dhe vdekjeve nga koronavirusi në 6 ditët e fundit në Kosovë.

Në 6 ditët e fundit më së shumti testime janë kryer më 12 gusht, ku u realizuan 521 testime,  prej tyre 205 persona rezultuan pozitivë me koronavirus.

Ndërsa, numri më i madh i vdekjeve në 6 ditët e fundit u shënua më 10 gusht, ku për 24 orë vdiqën 14 persona nga koronavirusi.

Më së shumti të shëruar u konfirmuan më 13 gusht, ku për 24 orë u regjistruan 205 të shëruar nga koronavirusi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat