Çun Lajçi e ‘godet’ rëndë Avdullah Hotin, kjo është arsyeja

Aktuale

Çun Lajçi e ‘godet’ rëndë Avdullah Hotin, kjo është arsyeja

Nga: P.R Më: 15 gusht 2020 Në ora: 20:49
Takimi Hoti-Vuçiq

Sipas kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, Ambasadave të huaja në vend dhe KFOR’it janë pezulluar përkohësisht punimet në rrugën Deçan-Plavë.

“Mbrëmë në orët e vona ne kemi vendos sipas kërkesës së kryeministrit Hoti që me i pezulluar punimet dhe po ashtu sot në orën 13:00 i kemi pezulluar këto punime edhe me insistimin e shumë ambasadave dhe të gjeneralit të KFOR’it me qëllim që me jep një hapësirë kohore deri ditën e hënë ku më kanë premtuar se do e zgjidhin këtë kontekst”, tha Ramosaj për mediat në Kosovë.

E pas publikitmit të këtij lajmi, ka reaguar ashpër aktori i njohur, Çun Lajçi.

“Ç'te duhen bisedimet kur s'guxon fjalën me ia kthye Vuçit, he mjerë ne e mjerë ti! Ç'te duhen udhëtimet për Vashington, apo veç me i thanë: Po, flas serbisht!”, shkruan ndër tjerash Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Kryeministër!

Mos gabo me ba diçka që neve na bjen mirë, e Serbia ankohet!

Vučič kafshon, ndaj ruhu edhe kur maleve tona çelim udhë!

Le ore lidhjen tonë shpirtnore me Plavë e Guci, se Manastirit e priftit i prishet qejfi. Ashtu e la edhe Rambo Çakorrin.

Pa çka që janë shkua n'rts qinda mia euro, tue u mundua me trasua rrugë drejt ardhmërisë se kombit!

Ç'te duhen bisedimet kur s'guxon fjalën me ia kthye Vuçiqit, he mjerë ne e mjerë ti! Ç'te duhen udhëtimet për Vashington, apo veç me i thanë: Po, flas serbisht!

Ku mbeti Republika e 2008-tës, që Presidenti i Serbisë na udhëheqë!

M'vjen keq që po ta them, por i randë ai urdhën: Ti ndaloni punimet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat