Nga e hëna 63 persona vdiqën nga COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Nga e hëna 63 persona vdiqën nga COVID-19 në Kosovë

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

63 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19, brenda gjashtë ditëve në Kosovë.

Gjatë kësaj jave, më së shumti viktima u regjistruan të hënën, kur 14 pacientë humbën betejën me koronavirus.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, brenda kësaj periudhe kohore janë infektuar edhe 1 mijë e 28 persona.

Numri më i madh i të shëruarve gjatë këtyre ditëve u regjistrua më 12 gusht, kur u shëruan 205 persona.

Më poshtë të dhënat e detajuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat