IZHPS-ja: Qeveria të paguajë të gjithë aplikuesit për pagesë në vlerë 130 euro

Aktuale

IZHPS-ja: Qeveria të paguajë të gjithë aplikuesit për pagesë në vlerë 130 euro

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të paguaj të gjithë aplikuesit e masës së 15 për pagesë në vlerë 130 euro.

Sipas këtij instituti shuma e përgjithshme për mbulimin e kësaj pagese nuk kalon mbi 10 milionë euro.

“Qeveria të marrë vendim dhe të udhëzoj Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të gjithë aplikuesve të masës 15 për pagesën e 130 euro në muaj të iu njihet e drejta dhe ta mbyll si program të përkrahjes. Shuma e nevojshme për mbulimin e pagesës nuk e tejkalon vlerën e 10 milionëve. Punëtorët e Qendrave për Punë Sociale janë duke u përballë me presion, kërcënime, ofendime të papara pa fajin e tyre”, thuhet në komunikatë..

Tutje aty thuhet se nëse i shtohet edhe fakti i SMS të dërguar gabimisht, dhe presioni ndaj zyrtarëve të postës dhe QPS atëherë e vetmja mundësi mbetet pagesa uniforme e gjithë aplikuesve.

“Rreth 40 000 individë janë refuzuar dhe nëse të gjithë e shfrytëzojnë të drejtën e ankesës, do të kalojnë vite të tëra deri në trajtimin e ankesave.Masa 15 ka qenë e pamenduar dhe e dizajnuar mirë që nga fillimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat