Shoqata e Prokurorëve telegram ngushëllimi për vdekjen e Ali Selimaj e Esat Ademit

Aktuale

Shoqata e Prokurorëve telegram ngushëllimi për vdekjen e Ali Selimaj e Esat Ademit

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj dhe prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi.

Në telegram ngushëllimi nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës thuhet se “Me pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj”.

Tutje në telegram ngushëllimi kanë shkruar se vdekja e Alim Selimajt është humbje jo vetëm për familjen por për tërë sistemin prokurorial.

“Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit Kryeprokurori Selimaj i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në telegram ngushëllimi nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës.

po ashtu Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka shkruar edhe se Esat Ademi ishte shembulli i një njeriu të urtë dhe me profesionalizëm të lartë i shërbeut institucionit dhe vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat