Xhafer Tahiri rezulton pozitiv me COVID-19

Aktuale

Xhafer Tahiri rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 16:08
Xhafer Tahiri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Njoftimin e ka dhënë vet ai përmes një statusi në Facebook.

Tahiri tha se i ishin shfaqur disa simptoma prandaj kishte vendosur të testohej. Ai shtoi se është mirë me shëndet, ndërsa obligimet do të vazhdojë t’i kryejë nga shtëpia.

“Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për COVID-19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me COVID-19. Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetëizolim. Do të vazhdojë të kryejë detyrat nga shtëpia, ndërsa nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë. Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve. Ju lutem bëni kujdes, zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë”, shkroi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat