​Haradinaj - Stublla uron popullin e Gabonit për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

​Haradinaj - Stublla uron popullin e Gabonit për Ditën e Pavarësisë

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Gabonit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 60- vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën e Gabonit.

Gaboni, vend ky në Afrikë, ka njohur Kosovën më 15 shtator 2011, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 5 mars 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat