Zyra e Kryeministrit i reagon Ramosajt: Vendimi i Qeverisë për ndërprerjen e punimeve ende qëndron

Aktuale

Zyra e Kryeministrit i reagon Ramosajt: Vendimi i Qeverisë për ndërprerjen e punimeve ende qëndron

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 14:33
Avdullah Hoti

Edhe pse ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës kishte ndërprerë punimet në rrugën R108, përkatësisht në rrugën Deçan-Plavë, pasi thanë se një pjesë e saj e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një intervistë ka thënë se punimet kanë filluar një ditë më parë, në këtë rrugë.

Në lidhje me këtë këshilltari për media i zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Xhavit Beqiri, theksoi se vendimi i kryeministrit Avdullah Hoti, për ndërprerjen e punimeve qëndron, dhe se sipas tij, nuk duhet t’i hiqet asnjë presje vendimit.

“Kryetari i Komunës së Deçanit, duhet ta di vendimin e kryeministrit Hoti. Këtij vendimi nuk i hiqet asnjë presje. Ne qëndrojmë prapa njoftimit që kemi lëshuar”, ka thënë Beqiri.

Ndryshe, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti kishte kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila, siç thuhej në njoftim e Qeverisë një pjesë të saj, e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat