Tha se po përgatitet marrëveshje e keqe në Amerikë, vijnë akuza të rënda ndaj Albin Kurtit: Është i lidhur me...

Aktuale

Tha se po përgatitet marrëveshje e keqe në Amerikë, vijnë akuza të rënda ndaj Albin Kurtit: Është i lidhur me...

Nga: P.R Më: 18 gusht 2020 Në ora: 20:15
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar qëndrimin e tij për takimin e 2 shatorit, takimi ky i paralajmëruar në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kurtit, në këtë takim po përgatitet një marrëveshje të keqe.

“Fillimisht, mungon besueshmëria dhe transparenca. Ideja e ‘shkëmbimit territorial’ është mohuar vazhdimisht, por është dëshmuar se ekziston nga Këshilltari për Siguri Kombëtare, ambasadori John Bolton, i cili ka thënë se ideja ka ardhur nga dy presidentët (Thaçi & Vuçiq). Kjo ka dëmtuar besimin në këtë proces. Së dyti, mungojnë njohuritë rreth çështjes. Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i cili as nuk është në konflikt që të ketë nevojë për marrëveshje për paqe, dhe as nuk ka status të pazgjidhur, që kërkon negociata. Këto janë pohime të pavërteta. Së treti, koha dhe dedikimi. Një marrëveshje për normalizim me Serbinë kërkon zgjidhjen e të gjitha çështjeve, rrjedhimisht një proces të gjatë. Me zgjedhjet presidenciale në nëntor, është e qartë se rëndësia nuk qëndron te përmbajtja e marrëveshjes, por te nënshkrimi në fund të saj”, ka shkruar në Tëitter ish kryeministri Albin Kurti.

E pas deklarimit të Kurtit, kritika të ashpra ka drejtuar publicisti dhe analisti i njohur, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

“Albini paska thënë se Amelika... Albini paska thënë se “Amerika përgatitë marrëveshje te keqe për Kosovën”? Shumë po din edhe ky Albini. Kush do ti ketë thënë, Kremlini apo Ankaraja, apo Kina... apo shërbimet serbe... Po marrëveshje të keqe për Kosovën nuk përgatitë ai shtet që ka luftuar dhe e ka çliruar Kosovën, ai shtet që e ka pavarësuar Kosovën, ai shtet që e ka njofte dhe e ka mbrojte Kosovën, ai shtet që e ruan sot e gjithë ditën Kosovën”, ka shkruar Shahu në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, marrëveshje të keqe për Kosovën nuk bën Amerika, duke hedhur akuza të rënda ndaj Albin Kurtit.

“Marrëveshje të keqe për Kosovën pergatite jo Amelika e Albinit por Albini me islamikët radikale që i ka bere aleate për pushtet, islamikët e errësirës, ata që duan të jenë myslimanë para se me qenë shqiptare, ata miq të Albinit që ndërtojnë xhamia me shume se shkolla, ani se Albini del në foto me libra me na tregue se lexon shumë, ata që bëjnë gara kush po ngre minare në të larta në Kosovë. Marrëveshje të keqe për Kosoven nuk bën Amerika por Albini të cilin Amelika nuk e lejon të bëhet pasha a Enver i Kosovës me ndihmat turke arabe e përkrahje te enveristeve”, përfundon reagimin e tij publicisti, Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat