Ambasadori Cufaj për vdekjen e Agon Musliut: Edhe unë ndjehem humbës, një hallkë e shtetit ka dështuar

Aktuale

Ambasadori Cufaj për vdekjen e Agon Musliut: Edhe unë ndjehem humbës, një hallkë e shtetit ka dështuar

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 23:09
Beqe Cufaj

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka folur për vdekjen e Agon Musliut muaj më parë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila shërbente si karantinë, në periudhën e hershme të pandemisë së koronavirusit.

Cufaj ka thënë, se “humbja e Agon Musliut është humbje e tmerrshme”.

Ai ka thënë se me rastin e Musliut është marrë personalisht.

“Kam biseduar me të ndjerin me telefon. E kam përcjellë me asistent teknik me makinë”, ka treguar ai.

“Babai i tij është falënderuar…”, ka thënë Cufaj.

“Është një humbje e madhe. Edhe unë ndjehem humbës”, është shprehur ambasadori.

“Një hallkë e shtetit ka dështuar”, ka deklaruar Cufaj, teksa ka treguar se deklaratën e tij për rastin e Musliut e ka “deponuar në Prokurori”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat