Jakup Krasniqi tregon se ku qëndron problemi mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Jakup Krasniqi tregon se ku qëndron problemi mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: M.H Më: 19 gusht 2020 Në ora: 07:44
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.

Sipas Krasniqit duhet të kuptohet që problem mes dy vendëve nuk është ekonomik por puro politik, transmeton “Bota sot”.

Vendeve e kombeve tona ju duhet marrëveshja që pranon realitetin e ri -Republikën e Kosovës në kufijtë e njohur të vitit 1974, në kufijtë që është shpallur Pavarësia e Kosovës, shkruan më tej Krasniqi.

Postimi i plotë

Shkurt:
PROBLEMI I KOSOVËS ME SERBINË NUK ËSHTË EKONOMIK

Kushdo që nuk e kupton këtë fakt, ai apo ata nuk kanë kuptuar asgjë, sidomos në dhjetë vitet e fundit. Problemi i Kosovës nuk është ekonomik, por puro politik.

Iluzionet se problemi mes Kosovës e Serbisë është ekonomik nuk i ndihmojnë zgjidhjës se problemit serbo-shqiptar. Në rastin konkret, iluzionet krijojnë probleme të reja. E problemet e reja nuk i duhen askujt.

Vendeve e kombeve tona ju duhet marrëveshja që pranon realitetin e ri -Republikën e Kosovës në kufijtë e njohur të vitit 1974, në kufijtë që është shpallur Pavarësia e Kosovës!

Problem në vete në rastin tonë është bashkëfajsia e Kosovës ma atë të Serbisë?!

Kështu zgjidhja e problemit nuk ndihmohet, përkundrazi ndërlikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat