Ish deputetja: Dikush në IKSHPK duhet të shkojë në shtëpi për skandalin me futbollistët

Aktuale

Ish deputetja: Dikush në IKSHPK duhet të shkojë në shtëpi për skandalin me futbollistët

Nga: G.B Më: 19 gusht 2020 Në ora: 10:42
IKSHPK

Ish deputetja Shqipe Pantina, ka thënë se është skandal fakti se 9 futbollistë kanë rezultuar negativ në testet e IKSHPK-së, ndërsa në Gjibraltar rezultojnë pozitiv, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se për këtë që ka ndodhur dikush duhet të shkojë në shtëpi.

Postimi i plotë në Facebook:

Nuk është ndonjë skandal i madh komunikata e ISHPK ku shkruhej se “të gjithë kanë të drejtë të infektohen”, por është fakti se 9 qytetarë, në këtë rast futbollist të KF Prishtina, rezultojnë pozitivë në Gjilbratar pasi në testet e ISHPK kishin dalë negativ. Nëse nuk ka një shpjegim të qëndrueshëm për këtë, besueshmëria në ISHPK është e ulët dhe dikush duhet të shkoj në shpi.
#mbajdistancë #mbajmaskë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat