Deputeti i VV-së ka një propozim për Qeverinë në lidhje me personelin shëndetësorë

Aktuale

Deputeti i VV-së ka një propozim për Qeverinë në lidhje me personelin shëndetësorë

Nga: E.B Më: 19 gusht 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Sot është Ditas Ndërkombëtare e Humanizmit, dhe deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se mjekët dhe infermierët e meritojnë falenderimin në këtë ditë. Deputeti ka propozuar që Qeveria me një vendim të veçantë të ndaj nga 25,000 euro për familjet e të gjithë personelit shëndetësorë që janë flijuar në detyrë gjatë kësaj pandemie.

Basha ka shtuar se shumë prej tyre kanë vdekur duke shërbyer për të shpëtuar jetët tona, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i deputetit:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Humanizmit, dhe nuk besoj që duhet falenderuar dikush më shumë se puna humaniste e mjekëve dhe infermierëve, të cilët nën betimin e hipokratit shërbejnë si fronti kryesor me pandeminë.

Fatkeqësisht, shumë prej tyre edhe kanë vdekur duke shërbyer për të shpëtuar jetërat tona, prandaj, propozoj që Qeveria me një vendim të veçantë të ndaj nga 25,000 euro për familjet e të gjithë personelit shëndetësorë që janë flijuar në detyrë gjatë kësaj pandemie.

Humanizmi i tyre nuk ka asnjë çmim, por një masë e tillë do t’ishte sadopak lehtësuese dhe shenjë solidarizimi për familjet e këtyre heronjëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat