Hoti flet rreth infeksionit me koronavirus dhe kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për dorëheqje

Aktuale

Hoti flet rreth infeksionit me koronavirus dhe kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për dorëheqje

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 20:45
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur rreth infeksionit me koronavirus dhe kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për dorëheqje.

Ai ka thënë se COVID-19 e ka kaluar lehtë, ndërkohë që ka zhvilluar punën nga shtëpia derisa është kthyer në punë.

“Kërkoj respektim të plotët ë masave të institucioneve shëndetësore pasi me këtë do të kalohen pasojat më lehtë. Duhet të jemi të kujdesshëm në respektimin e plotë të masave”, tha Hoti.

Ai ka folur edhe rreth kërkesës së Mimoza Kusari-Lila nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje për të dhënë dorëheqje, për shkak se ka pasur përparësi në testin për COVID-19 në krahasim me qytetarët që duhet të presin me ditë të tëra.

“Unë kam pasur simptoma të lehta. Më është rekomanduar testi pas vizitës në Dragash. Pastaj kam qenë në pritje të testit. COVID-19 e kam kaluar lehtë. S’ka qenë shumë problematike. Kam bërë testimet përfundimtare që t’i kthehem aktivitetit dhe nuk i kam ndërprerë aktivitete. Kam kryer detyrat që të mos shkëputesha nga detyrat”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat