​Haziri viziton memorialin e djalit të Biden: Do ta përkujtojmë çdo ditë

Aktuale

​Haziri viziton memorialin e djalit të Biden: Do ta përkujtojmë çdo ditë

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 20:47
Lutfi Haziri

Qeveria e Kosovës vendosi ta nderojë Beau Biden, birin e ndjerë të kandidatit presidencial të SHBA-së Joe Biden, duke e pagëzuar një pjesë të rrugës Gjilan- Ferizaj me emrin e tij.

Beau Biden, i cili ka shërbyer në Kosovë në kuadër të një misioni amerikan, vdiq në maj të vitit 2015 nga një sëmundje e rëndë.

E kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri sot ka përkujtuar Beau Biden pranë memorialit kushtuar atij.

“Në nderim të mikut e njeriut që e ndihmoi Kosovën, në luftë e në paqe. Memoriali dhe rruga Gjilan-Ferizaj, mban emrin e tij. Beau Biden do të përkujtohet çdo ditë. Sot, me arsye të madhe”, ka shkruar Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat