IKSHPK-së nuk i pëlqejnë kritikat, kështu i reagon qytetares në Facebook

Aktuale

IKSHPK-së nuk i pëlqejnë kritikat, kështu i reagon qytetares në Facebook

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 09:01
IKSHPK

Një qytetare ka kritikuar punën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik përmes një komenti në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Ka më shumë raste të të infektuarve ku as testet nuk bëhen, ku janë rastet në familje, rastet e kontakteve, këtu kurrëkush nuk i shikon”, ka kritikuar qytetarja.

Ndërsa këtë kritikë nuk e ka mirëpritur IKSHPK-ja.

“Ju lutem vendosni maskat së pari e pastaj kritikoni!”, ishte përgjigja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat