51-vjeçari nga Vushtrria vdes si pasojë e Covid-19

Aktuale

51-vjeçari nga Vushtrria vdes si pasojë e Covid-19

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 13:07
Ilustrim

Një ish-ushtar i UÇK-s nga fshati Pantinë i qytetit të Vushtrrisë ka ndërruar jetë sot. I nderi ishte i moshës 51-vjecare dhe që disa javë kishte qenë i prekur me Covid-19.

Vdekjen e këtij personi e kanë konfirmuar zyrtarë nga Spitali i Vushtrrisë.

“Mund t’ua konfirmojmë se një person i lindur në vitin  1969 ka ndërruar jetë. Ai ishte i konfirmuar me Covid pozitiv”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

Ndërkohë vazhdon të jetë e rënduar situata në Kosovë sa i përket Covid-19. Në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë tash e disa muaj po trajtohen pacientë të infektuar me Covid-19.

Për momentin atje janë duke u trajtuar 33 pacientë për koronavirus, 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Ndërsa 4 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor. Nga ta se 8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat