Raka: Nga Shtatori mund të përballemi me dyfishim të rasteve me COVID-19

Aktuale

Raka: Nga Shtatori mund të përballemi me dyfishim të rasteve me COVID-19

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 20:19
Lul Raka

Shtatori ndërlidhet me bashkëjetesën e dy viruseve dhe të gripit sezonal, që do të jetë një situatë më e pavolitshme.

“Do të mund të përballemi me dyfishim të rasteve me virusin. Në rast se gripi sezonal do të jetë i ashpër, bashkë me virusin, që po shihet se çfarë rrezikshmërie ka, situata do të jetë më e rëndë”, sqaroi Raka.

Më tej ai shtoi se potenciali i përhapjes së virusit është shumë më i madh në shtator e tutje, kur temperaturat do të ulen dhe njerëzit do të rrinë në objekte të mbyllura.

“Ta zëmë tani, kafeteritë janë jashtë, ndërsa në vjeshtë e dimër ambienti është i mbyllur, prandaj rrezikshmëria do të jetë më e madhe”, deklaroi mes tjerash, infektologu Lul Raka për televizionin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat