Nagavci: LVV nuk heq vijat e kuqe ndaj atyre që kanë kapur institucionet

Aktuale

Nagavci: LVV nuk heq vijat e kuqe ndaj atyre që kanë kapur institucionet

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 21:10
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka folur për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nagavci në “Debat Plus” ka thënë se ftesa ndaj PDK-së për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me heqjen e vijave të kuqe.

“PDK e di që për LVV gjithnjë do të ketë vija të kuqe në raport me partitë që kanë keqpërdorur dhe që kapur institucionet e që nuk kanë ndryshuar e reflektuar”, tha ajo.

Nënkryetarja e PDK-së thotë se kanë pritur që opozita natyrshëm ta mbështesë mocionin e Vetëvendosjes për shkak të keqqeverisjes aktuale.

“PDK ka pasur kritika të vazhdueshme për keq qeverisjen dhe zotin Haradinaj”.

Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është interes i shtetit të Kosovës jo vetëm i yni apo PDK-së.

“Ky mocion nuk po bëhet për Vetëvendosjen por që të kemi institucione që punojnë në interes të qytetarëve”, tha ndër të tjera Arbërie Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat