Diskutohet për mundësinë e heqjes së kufizimeve për bizneset

Aktuale

Diskutohet për mundësinë e heqjes së kufizimeve për bizneset

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është takuar sot me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, raporton Gazeta Express.

Veliu ka shkruar në Facebook se me Rukiqin kanë diskutuar për situatën e përgjithshme me pandeminë.

Ai ka folur edhe për heqjen e disa kufizimeve për bizneset.

“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese. Po ashtu, biseduam edhe për format e angazhimit tonë të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

Me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, diskutuam për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të...

Posted by Agim Veliu on Monday, 24 August 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat