Bie nga kati i tretë punëtori në punishten në qendër të Prishtinës

Aktuale

Bie nga kati i tretë punëtori në punishten në qendër të Prishtinës

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 17:49
Ilustrim

Një punëtor ndërtimi po dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës ku ishte duke punuar.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Ka rënë prej katit të tretë, është në gjendje të rëndë. Është dërgu në Emergjencë në gjendje të rëndë”, kanë thënë dëshimtarët.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe autoambulanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat