“Thyerja” e koalicionit: Deputeti i LDK-së tregon se a mund të mbijetojë Qeveria Hoti

Aktuale

“Thyerja” e koalicionit: Deputeti i LDK-së tregon se a mund të mbijetojë Qeveria Hoti

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 00:35
Haradinaj dhe Mustafa

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Faton Bislimi, beson se takimi mes krerëve të koalicionit qeverisës, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shërbën për koordinimin e qeverisë dhe unitetit politikë para takimit në Uashington.

Bislimi deklaroi se sa më shumë unitet politik të kemi më mirë do të dalim në fund të dialogut.

“Besoj që takimi i liderëve politikë të koalicionit qeverisës i shërben koordinimit të Qeverisë dhe i shërben unitetit politik sidomos gjatë këtyre ditëve të rëndësishme para dialogut”.

“Sa më shumë unitet politik të kemi më mirë do të dalim në fund”.

Bislimi mes tjerash foli edhe për përplasjet brenda koalicionit qeverisës e sidomos rreth postit të presidentit.

“Këto janë çështje që vendosin krerët politik, përderisa Hoti e ka besimin e partneërve të koalicionit është e rëndësishme të ketë koordinim për dialogun ndërsa për punët tjera dhe pozitat janë më pak të rëndësishme”.

“Ne kemi president aktual dhe mandati i tij nuk skadon ende, e dimë se pas publikimit të njoftimit nga Gjykata Speciale,Thaçi ka thënë se nëse aktakuza do të konfirmohet do të jap dorëheqjë”.

“Ambiciet për president do duhej të shfaqen kur duhet e jo tash që është ende herët”.

“Presidenti zgjidhet në Kuvend ku i duhen në raundin e parë me 2/3 e votove gjë që s’ka ndodhë më herët por të paktën i duhen 61 vota”.

“Nëse Haradinaj është i sigurt se i ka 61 vota atëherë kandidaturën do ta finalizojë në Kuvend”.

“Kosovës i duhet një president kur presidenti i tanishëm e kalon mandatin e jo tani, deri atëherë cka do që diskutojmë është diskutim bosh”.

“Partitë duhet të diskutojnë për dialogun dhe jo për presidentin tani”, deklaroi Bislimi.

Bislimi mes tjerash foli edhe për vizitën e kryediplomates, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrit të Drejtësis, Selim Selimi në Uashington.

“Kam qenë i dëshpëruar me përzgjedhjen që është bërë, nuk e kemi pasur luksin që të luajmë me diplomacinë dhe prosperitetin e vendit”.

“Kam respekt, për mua janë ministra të Kosovës, e kjo nuk na ndalon që të kritikojmë nëse çalojnë në punën e tyre”.

“Ka pasur llapsuze të mëdha në një intervistë të kryediplomatës, duke shprehur dyshime në punën që bënë kryeministri i koalicionit qeverisës”.

“Do duhej të ishte përfaqësuese e Qeverisë së Kosovës dhe jo e partisë politike, ato ministri që përfaqësojnë janë pjesë e Qeverisë dhe jo LDK-së apo AAK-së”.

“Nëse Haradinaj ose kushdo tjetër ka dyshim në udhëheqjen e Hotit atëherë duhet të drejtohen tek kryetari i partisë dhe të diskutojnë e jo ketë ta bëjnë jashtë e nëpër intervista në media”.

Bislimi mes tjerash tha se nëse do të vlerësonte me notë përfaqësimin e Haradinaj-Stublla dhe Selimit nuk do të ishte kaluese.

“Nota për përfaqësimin e Kryediplomates dhe Ministrit Selimi nuk do të ishte kaluese”.

“Mund të jetë më e mirë dhe e përgjegjshme, mirëpo nuk duhet që interesat personale të jenë të para interesave të qytetarëve”, deklaroi Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat