Gjuajtja me armë në qendër të Prishtinës, i përfshirë Andi Pajaziti – dosti i Llepotes

Aktuale

Gjuajtja me armë në qendër të Prishtinës, i përfshirë Andi Pajaziti – dosti i Llepotes

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 01:05
Andi Pajaziti

Një ngjarje si në filma ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes midis Prishtinës.

Dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur me skuter kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj një personi tjetër i cili ka qenë duke dalë nga marketi.

Personi që ka qenë cak i sulmit i ka thënë Policisë se i ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar.

Media mëson se personi në drejtim të cilit është gjuajtur është Andi Pajaziti i njohur me nofken “Italiani”.

Ky emër i njohur për autoritetet e sigurisë në Kosovë.

Pajaziti njihet edhe si bashkëpunëtorë i Astrit Mehmetit – ‘Llepotës’. Të dy këta ishin përfshirë në rastin e njohur të gjuajtjes me armë ndërmjet dy grupeve para klubit të natës “Duplex”, në mesnatën e datës 9 nëntor të vitit 2019 në Prishtinë.

Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, shoqërohej bashkë me Astrit Mehmetin dhe Kushtrim Krasniqin kur dyshohen se u doli një problem me rojet e sigurimit të një klubi nate në kryeqytet që përfunduan me sherr fizik e gjuajtje me armë.

Andi Pajaziti ishte arrestuar disa javë pas incidetit në Duplex, por që ishte liruar më pas. Derisa ‘dosti’ i tij Llepota vazhdon të qëndrojë në arrati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat