Fatmir Limaj e Haxhi Shala ka disa muaj që i kanë prishur raportet mes tyre.
Dalja e Shalës nga Nisma dhe marrja e shumë anëtarëve të kësaj partie në AAK kanë bërë që raportet e tyre të bien në pikën zero.
Por, kur në pyetje është UÇK-ja, Limaj e Shala janë bërë sërish bashkë, pasi kreu i NISMA-s i ka dalë në mbështetje deputetit Shala pas ftesës që ka marrë ky u fundit nga Gjykata Speciale.
LEXO EDHE: I dënuari në rastin “Kumanova” me një letër publike për Thaçin dhe Hotin
“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë dhe asnjë̈ gjykatë nuk mund ta njollos atë. Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin Haxhi Shala, është në vazhdën e ftesave të kësaj Gjykate për luftëtarët e lirisë̈. Por, ajo që duhet çmuar është se, ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkese që vjen nga sistemi i drejtësisë. Jam i bindur që edhe Haxhiu do ta kaloj me dinjitet këtë sfidë si gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, ka shkruar Limaj në Facebook.