Thaçi e Hoti kujtojnë komandant Kumanovën

Aktuale

Thaçi e Hoti kujtojnë komandant Kumanovën

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 10:31
Ismet Jashri-Kumanova

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdull Hoti kanë kujtuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ismet Jashri-Kumanova.

Në 22 vjetorin e rënies së komandant Kumanovës, Thaci ka thënë se Kumanovadhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe se heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së.

“Nderime të përjetshme për Ismet Jasharin – Kumanovën dhe për bashkëluftëtarët e tij, Habib Zogajn, Nuhi Mazrekun, Gani Kastratin dhe Afrim Buçajn, që ranë heroikisht më 24 dhe 25 gusht 1998, duke e mbrojtur atdheun. Komandant “Kumanova” dhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së. Në nderim të jetës dhe veprës së heroit Ismet Jashari, brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut me krenari e barti emrin e tij deri në përfundimin e luftës”, ka shkruar Thaçi.

Nderime ndaj veprës së komandantit Kumanova ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Sot bëhen 22 vite nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari - Kumanova. Lufta jonë ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi. Vepra e heroit Ismet Jashari - Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tonë”, ka shkruar Hoti në ‘facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat