3,407 raste aktive, 488 të vdekur dhe 8,788 të shëruar nga koronavirusi

Aktuale

3,407 raste aktive, 488 të vdekur dhe 8,788 të shëruar nga koronavirusi

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.788 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.407.

Ndryshe, një ditë më parë infektologu Murat Mehmeti ka thënë se ka rënë në 80 numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë edhe më tej t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat