Qeveria voton miratimin e master planit dhe ndarjen e mjeteve për fillimin e mësimit

Aktuale

Qeveria voton miratimin e master planit dhe ndarjen e mjeteve për fillimin e mësimit

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 16:28
Qeveria e Kosovës

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u tregua se janë bërë përgaditjet për fillimin e mësimit në Kosovë.

Kryeministri Hoti tregoi se do ketë edhe mësimëdhënës rezervë nëse ka nevojë të ndahen klasat e poashtu do zhvillohet edhe mësimi online.

Në mbledhje u tha se ka mundësi që studentë të mirren si mësimdhënës rezervë.

E Minsitri i Arsimit tha se mësimi parashihet të fillohet në tri faza me 1 shtator për parashkollorë  dhe klasët 1, 2, 3, 6 dhe 10, pastaj disa klasë më 7 shtator dhe me 10.

Masat mbrojtëse i kanë publikuar në faqen e MASH dhe në shkolla, ku tregohet mbajtja e higjienës e mbajtja e maskave.

Se si do të vazhdojë mësimi duhet të shohim çdo dy javë pastaj duke e parë se si poshkon puna do vazhdohet, tha Ministri Likaj.

Në fund të mbledhjes me të gjitha votat pro u votua dhe miratua master plani i fillimit të mësimit dhe ndarja e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat