Shoferët ia shohin sherrin radarit me foto, gjobiten 1200 persona

Aktuale

Shoferët ia shohin sherrin radarit me foto, gjobiten 1200 persona

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Ka pak ditë në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia e Kosovës ka vendosur një radar me fotografi. Një radar i tillë, po përdorët për herë të parë në Kosovë. Kështu, gjobave, për herë të parë në vendin tonë, do t’u bashkëngjitet edhe një fotografi nga momenti i tejkalimit të shpejtësisë.

Rreshteri Bujar Berisha, tregoi se vetëm gjatë kësaj jave, përmes këtij radari janë shqiptuar 1200 gjoba ndaj atyre që e kanë tejkaluar shpejtësisë në këtë austostradë.

Ai ka treguar mënyrën e funkksionimit të radarit me fotografi.

“Matet shpejtësia e lëvizjes, sinjalizohet njësia patrulluese, bëhet ndalimi, i shqiptohet gjoba dhe asaj gjobe i bashkëngjitet fotografia që është printuar prej këtij laseri këtu. Gjatë javës janë shqiptuar mbi 1200 fletëparaqitje për kundërvajtje, 57 prej tyre i është marrë patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë”, tha Berisha.

Ai ka folur edhe për mënyrën se si e kanë pritur qytetarët këtë mënyrë të gjobitjes.

“Vozitësit janë çuditë qysh po funksionon, ka qenë një risi për ta, por gjithçka ka shkuar në rregull sipas planit”, shtoi Berisha.

Sipas Berishës, ky plan operativ i Policisë po bëhet për të parandaluar aksidentet fatale.

“Ka qenë plan operativ një javor që është mbajt me anë të laserit “True candy”, që është teknologji e re. Ky plan operativ është bërë për t’i parandaluar aksidentet sidomos ato fatale”, tha Berisha.

Berisha ka bërë apel te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Ju kisha bërë thirrje gjithë qytetarëve të respektohen kufizimet e shpejtësisë se përndryshe do të gjobiten”, ka përfunduar Berisha.

Këto aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga njësit e trafikut, kanë për qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat