Bajrami zhvilloi takim virtual me koordinatoren e OKB-së për Zhvillim​, Ulrika Richardson

Aktuale

Bajrami zhvilloi takim virtual me koordinatoren e OKB-së për Zhvillim​, Ulrika Richardson

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 17:24
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbajtur një takim virtual me koordinatoren për zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson me bashkëpunëtorë, ku ka diskutuar për hapat e përbashkët rreth implementimit të Planit të Reagimit Socio-Ekonomik ndaj Covid-19 të përgatitur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Me këtë rast, Bajrami vlerësoi angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e sfidave socio-ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Ajo i njoftoi bashkëbiseduesit me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të aprovuar nga Qeveria e Kosovës dhe theksoi se Plani i Reagimit Socio-Ekonomik ndaj Covid-19 i përgatitur nga ekipi i OKB-së në Kosovë është komplementar me përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Palët u pajtuan që të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në Kosovë të shkaktuar nga pandemia COVID-19., thuhet në njoftimin e MF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat