Presidenti Thaçi përkujton 11 anëtarët e vrarë të familjes Asllani nga forcat serbe

Aktuale

Presidenti Thaçi përkujton 11 anëtarët e vrarë të familjes Asllani nga forcat serbe

Nga: A.SH Më: 26 gusht 2020 Në ora: 17:54
Foto

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 11 anëtarët e familjes Asllani nga Ranca e Shtimes, në 22-vjetorin e vrasjes së tyre makabre nga forcat kriminale serbe.

 Sipas tij, "kujtimi është i paharruar dhe dhimbja për familjen Asllani vazhdon të jetë e njëjtë, sepse askush as për këtë krim nuk është dënuar".

Postimi në Facebook:

Më 26 gusht 1998, forcat serbe vranë tetë fëmijë dhe tri gra të familjes Asllani në fshatin Rancë të Komunës së Shtimes. Sot, 22 vjet pas, kujtimi është i paharruar dhe dhimbja për familjen Asllani vazhdon të jetë e njëjtë, sepse askush as për këtë krim nuk është dënuar. HTH

#Drejtesiemunguar

Kujtojmë se, më datën 26 gusht 1998, forcat serbe vranë 11 anëtarë të familjes Asllani, prej të cilëve 8 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat