Ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit i kundërpërgjigjet Hisen Berishës: Jo Serbia, ja kush e vrau kolonelin

Aktuale

Ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit i kundërpërgjigjet Hisen Berishës: Jo Serbia, ja kush e vrau kolonelin

Nga: P.R Më: 26 gusht 2020 Në ora: 19:29
Hisen Berisha

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar se kolonel, Ahmet Krasniqin e ka vrarë dora e zgjatur e Serbisë.

“Është gabim që në Speciale të trajtohen vrasje të disa individëve. Të selektohen rastet. Kolonelin Ahmet Krasniqi e ka vrarë dora e zezë e Serbisë, assesi nuk është vrasje mes ushtarakësh”, ka thënë Berisha

“Publikimi i propozim aktakuzave ka shkaktuar dëm politik dhe shkelje procedurale”, ka thënë ndër tjerash Berisha. 

Por një përgjigje të ashpër për ish komandantin e UÇK-së, e ka pasur Sefedin Krasniqi, njëri nga bashkëpuntorët më të afërt të Ministrit, Ahmet Krasniqi.

“Hisen komandanti, formula që këtë apo atë e ka vra Serbia apo « dora e zezë e Serbisë, ka dalur nga moda motiii. Ahmet Krasniqin e kane vra shqiptaret apo DORA E KUQE shqiptare dhe pikë! Kjo vrasje eshte turpi me i madh i Shqiperise se dy Fatosave, pastaj krimineleve, spiunë të Serbise nga radhet e shqiptareve! E kanë vra dhe e kane shpallur tradhtar, e ti apo ndonje tjeter deri ne vitin 2015 as qe keni guxuar ta pëmendëni. Edhe rivarrimi i tij ne Prishtine eshte bere qe të mbyllet kapitulli e vrasjes se Ahmet Krasniqi!”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat