​Bashkëpunimi shkencor Kosovë-Shqipëri, Gjinushi takon shefin e Arkivit të Kosovës, Bedri Zyberaj

Aktuale

​Bashkëpunimi shkencor Kosovë-Shqipëri, Gjinushi takon shefin e Arkivit të Kosovës, Bedri Zyberaj

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 17:33
Foto nga takimi

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, priti sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Arkivit të Kosovës Bedri Zyberaj, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin institucional.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve për thellimin e njohjes shkencore mbi bazën e burimeve të reja, si dhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi me institucione të tjera që merren me kujtesën historike e kulturore dhe me identitetin kombëtar, njofton Akademisë së Shkencave e Shqipërisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se në takim ishte edhe Ardit Bido, drejtor i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat