Zv/Ministri i Arsimit: Mësimdhënësit do të kompensohen nëse iu shtohen orët mësimore

Aktuale

Zv/Ministri i Arsimit: Mësimdhënësit do të kompensohen nëse iu shtohen orët mësimore

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 21:58
Xhavit Rexhaj

Zëvendësministri i Arsimit Xhavit Rexhaj ka thënë se shtyrja e mësimit nuk lidhet me presionin e SBASHK-ut.

“Problemi kryekëput lidhet me situatën pandemike. Ne përgatitjet i kemi bërë dhe kemi qenë të gatshëm për të filluar mësimin”, tha ai.

Zëvendësministri i Arsimit thotë se gjatë kësaj kohe shoqëria kosovare duhet t’i përshtatet situatës pandemike duke respektuar rekomandimet për maskat, distancën dhe pastërtinë.

“Lufta ndaj Covid duhet të jetë individuale e jo e ndonjë institucioni, por shteti duhet t’i përdorë mekanizmat për të zbatuar masat e qeverisë”.

Rexhaj thotë se janë duke u munduar që të bëjnë një analizë në lidhje me numrin e mësimdhënësve që tashmë janë të infektuar me COVID-19.

“Ne duhet ta dimë se kënd po e dërgojmë në klasë…Ne tashmë kemi një trend pozitiv të rënies së numrave dhe çfarë po bëjmë – hajde të qesim në qarkullim 700 mijë njerëz në qarkullim”.

Zëvendësministri i Arsimit ka thënë se për shtyrjen e mësimit është vendosur në 10 minutat e fundit të takimit që është mbajtur sot më prindërit e SBASHK-un.

“Vendimi ynë situatën nuk do ta përkeqësojë. Se a do ta bëjë më mirë nuk e dimë”, ka deklaruar Xhavit Rexhaj.

Rexhaj ka treguar edhe disa detaje se si do të mbahen orët në momentin kur të fillojë mësimi.

“Një orë mësimore nga 45 minuta sa është do të shkurtohet në 30 minuta. Klasat do të ndahen në dysh. Puna e shtuar e mësimdhënësve po bëjmë çmos që të kompensohet. Sigurisht jo nëse iu shtohen dy orë por më shumë. Edhe për mësimdhënësit mbi 60 vjeç do të gjejmë zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Xhavit Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat