Bilanci aktual i COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Bilanci aktual i COVID-19 në Kosovë

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Kosova po vazhdon të përballet rëndë me koronavirusin.

Që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus e deri më sot, në Kosovë janë 12 mijë e 981 të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 141 raste të reja.

Sipas IKSHPK-së, po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit, kështu duke e çuar në 498 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, deri më tani janë shëruar 9 mijë e 85 pacientë nga koronavirusi.

Bazuar në këto të dhëna, në tërë Kosovën aktualisht janë edhe 3 mijë e 398 raste aktive me koronavirus.

Vlen të theksohet se Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat